​Sulmohet fizikisht nga djali i vet

Një person ka sulmuar fizikisht babën e vet në Pejë. Rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar motrën e tij dhe më pas edhe ka kanosur nënën e tij.

I dyshuari ka pas një urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata që mos t’i sulmoj dhe kërcënoj viktimat. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

arrestohet_8523-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta