Vrasja e efektivit nga i sëmuri mendor, policia rikthehet në vendin e ngjarjes

Një ditë pas vrasjes së efektivit të policisë në Torovicë të Lezhës, ekspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer në vendin e masakrës.

Adrian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me David Qosja, i cili njihej si i sëmurë mendor dhe policia kishte vajtur për ta neutralizuar pasi po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.

Qosja u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës.

Në Torovicë, aty ku Kodra u vra ndodhet akoma mjeti me të cilin lëvizte efektivi i policisë që u vra në krye të detyrës.

Ekspertët e hetimit do të mbledhin prova për të vërtetuar kronologjinë e ngjarjes.

Temat
LajmeRajon

Të afërta