Vendosin tifozët e Realit, ja formacioni më i mirë në 20 vitet e fundit (FOTO)

Lexuesit e Marca.com janë të bindur se skuadra aktuale e Real Madridit është skuadra më e mirë e Real Madridit në 20 vitet e fundit, pavarësisht se nuk ka bërë asnjë nënshkrim.

Të vetmet rikthime janë Alvaro Morata, Marco Asensio, Coentrao, ndërkohë që Jese u largua për tek PSG. Me shumë se 8,500 lexues dhe 28% e atyre që votuan në total, janë dakord me presidentin e klubit, Florentino Perez, se skuadra aktual e Realit është një “skuadër spektakolare që është e pamundur për ta përmirësuar’.

Në vendin e dytë është skuadra e sezonit 2002/03, pjesë e së cilës është edhe Zinedine Zidane ishte pjesë si një lojtar, që fituan La Ligan, Superkupen e Europes dhe Kupën Interkontinentale po atë vit.

Përfundimisht, si ekipi i tretë më i mirë i zgjedhur, ishte ai i Carlo Ancelottit në sezonin 2013/14 që i solli Los Blancos trofeun e shumëpritur ‘Decima’ (titullin e Champions League) e që në sondazhin e Marcas mblodhi 9.5 % të votave.

249736

249737

249738

Temat
BotëSport

Të afërta