Pica motivon njeriun më shumë se paratë

Pica është listuar si ushqimi më i preferuar i amerikanëve dhe nisur nga kjo, një studim ka treguar se në fakt këto rezultate nuk janë vetëm sepse pica është një ushqim i shpejtë, por sepse ka një lidhje psikologjike mes picës dhe njeriut.

Profesori Dan Arley nga universiteti “Duke” ka thënë se pica i motivon punonjësit më tepër sesa disa para shtesë. Po, është e vërtetë! Punonjësit punonin më shumë kur u ofrohej një picë në zyrë sesa një zarf me disa para bonus.

picaNë një fabrikë në Izrael u eksperimentua duke u dhënë punonjësve tri mundësi: një picë, 30 dollarë në dorë apo një kompliment nga shefi.

Supozohet që shumica e punonjësve të kërkonin 30 dollarë pasi, edhe nëse dëshirojnë pica, me aq para mund të blejnë më shumë sesa një. Mirëpo rezultoi se ata që zgjodhën picën ishin më të motivuar dhe kishin performancë më të mirë në punë ditët e ardhshme sesa ata që zgjodhën dy opsionet e tjera.

Megjithatë, edhe grupi që kishte zgjedhur një kompliment nga shefi pati një rritje të dukshme në punë, duke lënë pas grupin që preferoi 30 dollarë.

Arley e shpjegoi këtë rezultat duke thënë se 30 dollarë u nevojiteshin të gjithëve për të mbyllur disa pagesa apo për të blerë diçka për shtëpitë e tyre, por në asnjë moment kjo nuk ka lidhje me motivimin në punë.

Ndërsa konsumimi i një pice ndërkohë që punon si dhe një kompliment nga shefi rezultoi të rriste motivimin dhe t’i bënte punonjësit të mendonin pozitivisht.

Temat
Fun

Të afërta