Pacolli organizon mbrëmje të madhe në shtëpinë e tij, fton të gjithë

Behgjet Pacolli ka njoftuar se ekipi i tij është duke përgatitur një mbrëmje të madhe në shtëpinë e tij.
Edhe pse ende nuk është caktuar një datë kreu i AKR-së thotë se secili qytetar është i ftuar.

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

“Të dashur miq

Ashtu siç ju kam premtuar, ekipi është duke u pregatitur për një mbrêmje madhështore për Ju, në shtëpinë time.

Aty do jenë edhe këngëtarët e njohur shqiptar që do të ju argëtojnë. Jeni të ftuar të gjithë

Në ditët në vijim do të ju njoftoj për datën e sakt. Jemi duke e planifikuar datën 10 shtator por po e vezhgojme motin,mbasi qe eventi do të mbahët në ambient të hapur.

Shihemi së shpejti!”

Temat
LajmeVend

Të afërta