Kina miraton Marrëveshjen për Klimën

Parlamenti i Kinës ratifikoi sot Marrëveshjen për Klimën e Parisit, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Ky parlament miratoi marrëveshjen para takimit të planifikuar midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit amerikan, Barack Obama, në të cilën pritet që udhëheqësit të njoftojnë ratifikimin nga të dy vendet e tyre të marrëveshjes, që përcakton synimet globale për të luftuar ndryshimin e klimës.

Ratifikimi i marrëveshjes nga ana e SHBA-së dhe Kina bën të mundur që marrëveshja të jetë më pranë hyrjes në fuqi.

Udhëheqësit do të takohen disa orë para samitit të G20, në qytetin lindor kinez, Hangzhu.

china-905x395-635x358

Temat
Botë

Të afërta