Kafja do të zhduket për shkak të ngrohjes globale

Pija juaj e preferuar e mëngjesit mund të zhduket brenda 65 viteve për shkak të ndryshimeve klimatike.

Raporti nga Instituti i Klimës thotë se kafeja mund të mos ekzistojë më nga viti 2080 nëse ngrohja globale vazhdon të përkeqësohet.

Ndryshimet ekstreme të motit, temperaturat e larta dhe rritja e përdorimit të pesticideve nënkupton se prodhimi i kafesë në zonat ku mund të rritet do të bjerë me 50% deri në fund të vitit 2050.

Gjithashtu parashikohet se varietetet e fasuleve të kafesë së egër si Arabika, mund të zhduken pas shtatë dekadave nëse nuk e ndalojmë ngrohjen globale.

Temat
Fun

Të afërta