Humbi jetën pasi përfundon në humnerë me bager

Një person ka humbur jetën në fshatin Opterushë të Rahovecit, pasi i njëjti duke punuar me makinën punuese (bager) nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge.

I njëjti si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurës.

Në vend-ngjarje kanë dalur ësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutine Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Temat
LajmeVend

Të afërta