Çfarë po ndodhë me arrestimin e spiunit kroat, pse po heshtin Beogradi e Zagrebi zyrtar?

Identiteti i personit i cili u arrestua në Serbi nën dyshimin për aktivitete të spiunimit, është bërë vetëm nëpër media, ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare.

Sipas raportimeve në mediat serbe, bëhet fjalë për 57-vjeçarin Çedo Çoloviq, ish oficer i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kroaci.

Përkundër këtyre raportimeve të medieve, deri më tani nuk ka ndonjë deklarim zyrtar nga niveli qeveritar serb për arrestimin dhe identitetin e këtij personi.

E vetmja deklaratë zyrtare ishte bërë nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, por edhe ai kishte komentuar deklaratën e zyrtarit të lartë BE-së në BeH, Valntin Incko, transmeton lajmi.net.

Edhe mediat kroate raportojnë se arsyeja e heshtjes nga Zagrebi zyrtar është se nga Beograd deri më tani nuk kanë ardhur informacione që spiuni kroat është arrestuar në territorin e Serbisë, por për këtë ngjarje flitet vetëm nëpër media.

Deri më tani lidhur me këtë situatë ka një njoftim nga Gjykata e Lartë në Beograd, në të cilën thuhet se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh, e i cili ka shtetësi të dyfishtë, atë serbe dhe kroate.

Në këtë njoftim thuhet se i dyshuari gjatë viteve të nëntëdhjeta kishte jetuar dhe punuar në Kroaci, dhe më pas, viteve të fundit ishte zhvendosur në Serbi.

Ndërsa mediumi kroat “Vecernji list”, shkruan se spiuni kroat të cilin e kanë arrestuar pjestar të Shërbimit Inteligjent serbe “BIA”, është identifikuar si Çedo Çoloviq (57) oficer në pension i ushtrisë serbe.

Temat
LajmeRajon

Të afërta