Unitedi gëzon Schweinsteigerin

Manchester Unitedi ka konfirmuar se Bastian Schweinsteiger është përfshirë në listën prej 25 lojtarëve për sezonin 2016/17, edhe përkundër se nuk ka qenë pjesë e ekipit në asnjë ndeshje deri më tani këtë edicion

Vuajtjeve të Bastian Schweinsteiger po i vjen fundi. Që nga ardhja e Jose Mourinhos Schweinsteiger ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, madje ai nuk është stërvitur me ekipin e parë, por me U21.

Megjithatë, duket se Jose Mourinho ka vendosur t’ia japë një shans ish mesfushorit të Bayern Munichut, i cili tashmë do të jetë i gatshëm që të kontribuojë për Unitedin në ndeshjet e Premierligës sa herë që Jose ka nevojë.

Kujtojmë se ditë më parë Schweinsteiger tha se beson në aftësitë e tij dhe se shpreson që Unitedi do t’ia japë edhe një shans, dëshirë kjo që tashmë i është realizuar. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta