Tifozët Kuq e Zi mesazh emocionues për Canën (Foto)

“Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu”, kështu e nisin mesazhin emocionues tifozët Kuq e Zi për kapitenin Lorik Canën.

Kapiteni Lorik Cana, edhe zyrtarishit i ka dhënë lamtumirë Kombëtares. Tifozët Kuq e Zi, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë falënderuar kapitenin për gjithçka që ka dhënë teksa kanë thënë se: “Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu”

“Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet ai dhe si mbrohet ai (kujtojmë ndeshjen e Beogradit). Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka, grintën, shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri”, shkruhet në postimin e tifozëve Kuq e Zi.

Ky është postimi i plot dhe emocionues i Tifozëve Kuq e Zi për Lorik Canën:

Temat
Sport

Të afërta