Messi apo Ronaldo? Ju tregon Ancelotti

Carlo Ancelotti ka hezituar të tregojë se cili është më i miri në botë mes Ronaldos e Messit, duke thënë se që të dy janë të mrekullueshëm
.
Ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është rikthyer të flas sërish për rivalitetin mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për Marca, Ancelotti ka hezituar të tregojë se cili është më i miri në botë, duke thënë se një vit është një Ronaldo dhe tjetrin Leo Messi.

“Cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo? Unë nuk e kam trajnuar Messin, kështu që ju nuk mund të thoni për lojtarin e huaj se është më i mirë”, tha fillimisht Ancelotti.

“Një vit është Ronaldo më i mirë, vitin tjetër Messi. Ata janë përmirësuar edhe më shumë për shkak të konkurrencës mes tyre, kjo është e mirë edhe për futbollin”, theksoi Ancelotti.

“Ata janë më të mirët në botë dhe më e rëndësishme është imazhi që kanë krijuar. Ka pasur edhe të tjerë me kualitete të tyre, por jo edhe imazh. Që të dy janë shumë të rëndësishëm për futbollin”, shtoi trajneri italian. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta