Lajm i mirë për Moratan e Realin

Trajneri i Spanjës ka një lajm të mirë për Real Madridin.

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka thënë se sulmuesi, Alvaro Morata, do të jetë i gatshëm për Litenshtajnin të hënën, pas lëndimit që pësoi në miqësore me Belgjikën.

“Morata mori një goditje dhe menduam se mund të ketë probleme muskulore. E zëvendësuam sepse nuk donim të rrezikonim”, tha 50 vjeçari.

“Fatmirësisht, ai është mirë dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës”, shtoi trajneri i Spanjës. /Express/

spanja_1472814040-7465310

Temat
BotëSport

Të afërta