Kërcënoi kryeministrin Edi Rama, vihet nën hetim një 57 vjeçar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me anën e disa letrave.

Xhibrilemine Keça, 57 vjeç nga Korça i ka dërguar Ramës në datën 30 gusht 2016 një letër kërcënuese me përmbajtje ekstremiste.

Pasi është dërguar letra, kryeministria ka bërë denoncimin që ka çuar në prangosjen e personit të dyshuar.

Sipas policisë letrat kanë tendenca të nxitjes dhe urrejtjes ose grindjeve.

Ndërsa policia e Korçës bën me dije se ky person është me probleme mendore dhe është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Letrat i kaluan prokurorisë për hetim.

Temat
LajmeRajon

Të afërta