Ja çfarë thonë drejtuesit e Atalantas për Etrit Berishën

Drejtuesit e klubit italian, Atalanta kanë folur sot për transferimin e tij në skuadër dhe atë nëse Berisha do të luajë si titullar apo ajo.

Transferimi i Etrit Berishës te Atalanta, ku nuk është larguar ende titullari i portës, Marko Sportielo, u duk si një autogol i gardianit të përfaqësueses kuqezi duke shkuar në një klub ku gjendej një portier i afirmuar, Berisha do të duhej të luftonte përsëri për vendin në formacion, ashtu si te Lacio.

Xhovani Sartori, drejtori sportiv i Atalantas, duke folur për “Radio Incontro Olympia”, foli edhe rreth temës së transferimit të shqiptarit.

“Berisha si titullar? Nuk më takon mua të flas mbi atë që luan apo jo, por nëse e kemi marrë, ka një arsye”, u shpreh ai. Sipas mediave italiane, një përplasje mes Sportielos dhe trajnerit Gasperini ka bërë që ky i fundit të kërkonte një portier tjetër, me zgjedhjen e klubit që ra mbi Berishën.

Temat
Sport

Të afërta