iPhone 7: Të gjitha të rejat mbi celularin e ri

Tashmë kemi hyrë në shtator, që në botën e teknologjisë kjo nënkupton se është koha për të rejat nga Apple.
Siç ka bërë çdo vjet, Apple do të mbaj një ngjarje për të zbuluar gjeneratën e re të produkteve më të mëdha të saj.

Këtë herë ngjarja do të mbahet më 7 shtator dhe pritet që të sjellë versione të reja të iPhone dhe Apple Watch, transmeton Gazeta Express.

Kjo padyshim do të jetë një ngjarje interesante, pasi që Apple këtë vit ka marrë një qasje tjetër, për të sjellë ndryshime fizike në celularin iPhone.

Çfarë të presim nga iPhone 7?

Një dizajn të ri: Sigurisht ju pëlqen iPhone 6, për shkak se iPhone 7 pritet që të duket pothuajse njëjtë me të. Ndryshimi i madh është se celulari pritet të ketë një pamje më të pastër, pa vijat e antenave prapa.

Nuk ka port për kufje: Kjo padyshim është një veçori e re. Apple pritet ta largojë portin për kufje në iPhone 7, që do të thotë se të gjitha kufjet do të jenë me wireless ose të lidhen përmes portit të energjisë.

Kufje të reja: Pa portin për kufje, Apple sigurisht do të dëshirojë që të ofrojë një mënyrë të re për të dëgjuar muzikë. Kështu, sipas raportimeve të fundit, Apple do të prezantojë kufje inovative që do të funksionojnë me wireless ose bluetooth.

Një kamerë tjetër: Apple pritet të shtojë një kamerë dytësore prapa celularit iPhone, e cila do të prodhonte fotografi të kualitetit të lartë.

Lamtumirë 16GB: Apple më në fund do të ndalojë së prodhuari iPhone me 16GB hapësirë, dhe kështu të ofrojë versione nga 32GB.

Një buton më ndryshe: Apple pritet që të bëjë një ndryshim të madh në butonin kryesor – i cili nuk do të klikohet. Kjo sipas 9to5Mac, nënkupton se butoni i ri do të jetë shumë i ndjeshëm ndaj shtypjeve dhe do t’ju bëjë të mendoni sikur jeni duke e klikuar atë, edhe pse nuk do të lëvizë fizikisht.

Temat
Teknologji

Të afërta