I largohet nga shtëpia bashkë me vajzën, 41 vjeçari thirrje policisë për të gjetur bashkëshorten

Policia e Pogradecit ka njoftuar humbjen e gjurmëve të një 38 vjeçareje së bashku me vajzën e mitur 9 vjeçe, të cilat janë denoncuara të zhdukura nga kryefamiljari.

Në datë 01.09.2016 , në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi I.J, 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas- Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se i janë larguar nga banesa, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre : bashkëshortja e tij, shtetasja M.J, 38 vjeç dhe vajza e tij shtetasja S.J, 9 vjeç. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tyre.

Ndërkohë që Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Mariglen Agolli, 33 vjeç, banues në Maliq. Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në Libonik, i ka vjedhur një shumë prej 30 400 lekë (të reja) shtetases L.O, 33 vjeç, ngjarje për të cilën ka bërë kallëzim, kjo e fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta