Falja e borxheve shtyhet edhe për 6 muaj

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj.

Qeveria e vendit përmes një ligji lironte nga borxhet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit 2008 të gjithë qytetarët dhe bizneset. Bëhej fjalë për 680 milionë euro borxhe të krijuara prej tyre deri në datën e përfshirë për falje.

Përveç borxheve faleshin edhe ndëshkimet dhe borxhet për mos pagesë të shërbimeve të ndryshme.

Nga kjo datë borxhlinjtë detyroheshin me ligj të shlyejnë borxhet e krijuara pas kësaj date.

Afati për faljen e borxheve me arsyetime të ndryshme u shty disa herë dhe afati i fundit, që ishte 1 shtatori, zgjoi interesim më të madh ndër borxhlinj që të përmbushin detyrimin ligjor.

Temat
LajmeVend

Të afërta