Elvana ka një tjetër surprizë për “foton lejla” (Foto)

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja Elvana Gjata publikoi një foto në ngjyrës lejla ku të gjithë u bënë mjaft kureshtar për domethënien e saj.

Por misteri u zbulua shpejt dhe u mësua se bëhej fjalë për projektin e radhës muzikor të këngëtares që vjen në bashkëpunim me reperin Capital T. E megjithatë duket se vijojnë surprizat për këtë bashkëpunim pasi nuk do të jetë vetëm me Elvanën dhe Capital T, por edhe reperi 2po2.

Kënga pritet të publikohej gjatë muajit shtator, ndërkohë që një tjetër element interesant në këtë klip është edhe treni i lyer tërësisht në ngjyrë lejla.

besnik_1472837630-8584349

Temat
Showbiz

Të afërta