Dorëheqja e Haxhinastos, Berisha: Rama kërkon të lajë duart nga dështimi, do largohet si çeçua

Ish kryeministri Sali Berisha duke komentuar largimin nga posti i ministrit të Transporteve të Haxhinastos, ka komentuar se kjo ka lidhje me dështimin e Edi Ramës si kryeministër.

Ai ka lëshuar akuza për Ramën se nuk do të ndërtojë rrugën e Arbrit, një premtim të bërë që në fushatë si dhe ka shpërdoruar fondet që ishin për investimet në infrastrukturë.

Deklarata

Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Ponc Pilati, të mbulojë dështimin e tij. Infrastruktura ishte motori i zhvillimit të vendit. Pasi ka shpenzuar 2.1 miliardë dollarë, Edi Rama nuk është në gjendje që të u tregojë shqiptarëve një vepër të bërë nga ai. Me 2.1 miliardë dollarë është bërë Rruga e Kombit, autostrada Tiranë-Elbasan, ajo drejt Vlorës, Levan-Tepelenë, etj.

Me largimin e Haxhinastos Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash që ka mbushur xhepat e Edit, Olsit, etj.

Rruga e arbrit u ndërtua në 32 kilometra nga qeveria e mëparshme, por një nga segmentet më të vështira të saj mbetën pa ndërtuar për arsye… ai ndër të tjera shtoi se kjo ka lidhje me mos ndërtimin e rrugës së Arbrit. “Edi Rama nuk po e përfundon rrugën e Arbrit ashtu sikurse autostradën Berat-Lushnje.”. “Do largohen si çeçua”, tha Berisha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta