Don Izidor Lukic: Nëna Tereza është shkrirë në shërbim të të varfërve

Nëna Terezë është e shenjta e të gjithëve, pavarësisht feve, vendeve e kombeve ka thënë, Don Izidor Lukiq në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nëna Terezë është e shenjtë e të gjithëve, e të gjithë popujve dhe e të gjitha kombeve e vendeve”, ka pohuar ai.

“Nëna terzi është shkrirë në shërbim të të varfërve. Është një pasuri e madhe, sepse të shpallesh e shenjtë tregon se ka jetuar një jetë të tërë në shërbim të zotit. Nëna Terezë na ka mësuar se si duhet t’i shërbejmë të varfërve”.

Don Izidor Lukic ka treguar se ceremonia kryesore për shenjtërimin e Nënës Terezë do të bëhet në sheshin “Shën Pjetër”.

“Në sheshin e ‘Shën Pjetër’, do të mbahet ceremonia kryesore, aty edhe ku është bërë lumturimi i Nënës Terezë”.

“Të gjithë ata që do të shkojnë atje do të kthehen më të pasur nga atje”.

Lukic u është përgjigjur edhe atyre që e kanë kontestuar shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Ata të cilët e kontestojnë Nënë Terezë janë ata që nuk besojnë. Dhe nuk duan ta njohin të vërtetën”.

Temat
LajmeVend

Të afërta