Denoncimi për përdhunim në Durrës, policia: Nuk ka pasur dhunë, vajza vuan nga çrregullime mendore

Policia e Durrësit reagoi në lidhje deklaratat e familjarëve të vajzës nga Elbasani, Desara Qoniku se ajo është përdhunuar në shtëpinë ku punonte si kujdestare fëmijësh.

Sipas policisë janë marrë në pyetje jo vetëm familjarët e vajzës, por edhe punëdhënësit e saj dhe pas ekspertizës së mjekëve është arritur në përfundimin se ajo vuan nga çrregullime mendore dhe se nuk ka pasur dhunë as seksuale dhe as fizike ndaj saj.

Njoftimi i policisë Durrës

Më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e pa përqendruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) shtetasia Desara Qoniku.

Me të marrë njoftim, Policia e Durrësit paralel me dhënien e ndihmës shëndetësore ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin në fjalë.

Konkretisht u është marrë deklarim mamasë së shtetases Desarës shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj, shtetaseve P.V.dhe A.Xh., të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e shtetasit I.P. si”Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23.08.2016.

Gjithashtu iu mor deklarim shtetasit I.P. dhe ish-bashkjetueses së këtij të fundit.

Policia e Durrësit ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj shtetases Desara Qoniku.

Theksojmë se shtetësia Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie të seksit femër gjatë gjithë procesit të kryerjes së veprimeve hetimore.

Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm, me aktin e dëshmisë Nr.740, datë 24.08.2016 , eksperti mjeko – ligjor konfirmon se ndaj shtetases Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çrregullime të shëndetit mendor.

Mjekët kanë vendosur që shtetësia Desara Qoniku duhet të dërgohet për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Temat
LajmeRajon

Të afërta