Carvajal ëndërron ta fitojë këtë trofe me Realin

Dani Carvajal ëndërron që ta fitojë La Ligën me Real Madridin.

Vetëm një titull mungon në koleksionin e Dani Carvajal, La Liga, dhe mbrojtësi spanjoll është i dëshpëruar për ta fituar atë.

Carvajal ka kaluar tre sezone të mrekullueshme me Los Blancos, duke fituar dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Evropës, kupën e Botës për Klube si dhe Kupën e Mbretit, por i mungon La Liga dhe shpreson se do ta fitojë këtë trofe.

“Kjo nuk është diçka e keqe, por shpresoj që ta fitojë atë trofe”, tha Carvajal.

“Kam luajtur për tre sezone në Ligën e Kampionëve, derisa kam fituar dy tituj. Do të ishte fantastike që ta fitojë La Ligën pasi nuk e kam fituar asnjëherë”, shtoi mbrojtësi spanjoll. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta