Asgjësohen 22 mijë rrënjë kanabis në Tropojë, Mirditë, Lushnje, Mallakastër dhe Vlorë, ja të arrestuarit

Policia e Shtetit vijon asgjësimin e kanabisit në të gjithë vendin.
Ditën e sotme aksioni është shtrirë në Tropojë, Mirditë, Lushnje, Mallakastër dhe Vlorë, ku janë asgjësuar një numër i madh rrënjësh kanabis sativa.

Tropojë

Policia e Tropojës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 2440 rrënjë kanabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në disa zona të Tropojës, konkretisht në vendet e quajtura ”Javorr i Degës “, “Stani i Malotës”, “Stani i Poshtër”, “Pribunjë”. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mirditë

Ndërsa në Mirditë policia ka asgjësuar 3370 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë asgjësuar në fshatin Gëziq, në një parcelë me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike “.

Lushnje

Policia e Lushnjes ka gjetur 4.3 kg lëndë narkotike dhe 59 bimë Cannabis Sattiva në një banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Dhimitër Veliu, 52 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje.

Mallakastër

Vijon puna për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen me djegie 130 bimë narkotike të dyshuara Cannabus Sattiva, arrestohet në flagrancë kultivuesi. Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Vlorë

Ndërkohë që policia e Vlorës ka njoftuar sot asgjësimin e rreth 16.000 bimë narkotik Cannabis Sattiva si dhe ka arrestuar në flagrancë 1 nga autorët, 1 tjetër shpallet në kërkim dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Ato janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave.

U proceduan në gjendje të lirë dy shtetas:

• Xh.H., 54 vjeç, banues në Vlorë.

• D.B., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

Dy prej këtyre parcelave me rreth 6.000 bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër. Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, pranë vendit të ngjarjes, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri Automatik-model 54;

– 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

– 1 automjet tip “Mitsubishi” me targë AA781LS;

– një motorçikletë pa targa,

të cilat dyshohet se kanë qenë në përdorim të dy shtetasve të mësipërm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

Temat
LajmeRajon

Të afërta