Abrashi thotë se Policia ka marr masa të sigurisë ndaj tij

Policia e Kosovës ka marr masa sigurie ndaj një zyrtari të lartë të Qeverisë.

Besohet se për shkak të zhvillimeve të fundit në skenën politike në vend, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë, Arban Abrashi ka pranuar se Policia e Kosovës ka shtuar masa të sigurisë ndaj tij.

Këtë ai e bëri të ditur në një prononcim për lajmi.net duke mos dhënë më shumë detaje për këtë veprim të Policisë. “Po është e vërtetë që jam kontaktuar dhe janë disa masa shtesë të sigurisë”, sqaroi ministri Abrashi.

Ai po ashtu shtoi se Policia mund të jep më shumë detaje për këtë çështje.

Kohët e fundit vendi është përballur nga sulme të ndryshme, ku si cak, ishin institucionet e vendit sikurse edhe zyrtarë që kanë pozita të larta në po këto institucione./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta