23 vjeçari nga Vushtrria gjuan me armë pas një zënke në rrugë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një 23 vjeçar nga fshati Smrekonicë në Vushtrri pas një zënke në rrugë ka shtënë me armë zjarri, por nuk është lënduar askush.Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar arma.

“Sipas dëshmitareve të rastit, pas një zënke të çastit në rrugë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tokës dhe ka ikur në drejtim të panjohur, pas mbledhjes se informatave të duhura është arritur të identifikohet i dyshuari D.H., 23 vjeçar dhe me ftesë të policisë ka ardhur në stacion policor në Vushtrri dhe ka dorëzuar armën. Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar arma(revolja) e cila dyshohet që është përdorur në rast, një karikator dhe katër fishek si prove materiale”, thuhet në njoftim.

Është intervistuar i dyshuari D.H., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese nga prokurori i shtetit, ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet për vepër penale ’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar të armëve./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta