Zemaj mohon presionin e Mustafës te deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka mohuar deklaratat se kryetari i partisë, Isa Mustafa, po u bënë presion deputetëve për të votuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Duke hyrë në sallë, Zemaj ka kërkuar që vullneti i deputetëve të paraqitet në seancë gjatë debatit.

“Ne jemi të vendosur për atë çështje, do t’i dëgjoni diskutimet e deputetëve gjatë seancës”.

“Është ekzagjeruar lidhur me deklaratat se Isa Mustafa ka shtuar presionin ndaj deputetëve të LDK-së për të votuar pro Demarkacionit”, ka thënë ai.

Armend-Zemaj-645x358

Temat
LajmeVend

Të afërta