Xhavit Haliti e Dardan Molliqaj i thonë njëri-tjetrit: rrugaç, kriminel

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj janë përplasur ashpër në debatin që po mbahet tani në Klan Kosova. Haliti e Mulliqaj nuk kanë kryesuar as fjalët më të rënda për njëri-tjetrin. Ata kanë shkëmbyer akuza duke e quajtur njeri-tjetrin edhe rrugaç, kriminel.

Debati mes përafruesve të subjekteve politike që po zhvillohet në Klan Kosova është ashpërsuar fort, kur mes vete kanë filluar të shkëmbejnë akuza mes vete Xhavit Haliti e Dardan Molliqaj.

Këta dy nuk kanë kursyer edhe fjalët më të renda për njeri tjetrin. Madje ata dy i i kanë thënë njëri-tjetrit që ta mbyllin edhe gojën.

Haliti në replikë me sekretarin e Molliqaj, e ka quajtur “kastravec” këtë të dytin.

Më pas në vijimësi të debatit Haliti i ka kërkuar që Molliqaj të ketë kujdes kur akuzon pa fakte, dhe pas reagimit të sekretarit të Vetëvendosjes, ai i është drejtuar me fjalën “mshele”.

“Ti je një autsajder që nuk e ke vendin këtu”, thotë Halitaj. “Jam mësu me akuzat e juaja kuturu. Ju veç për pushtet e keni. Po ke vakt me mësu politikë, po më vjen keq që nuk ki me ekzistu në politikë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta