Vonesa në fillimin e seancës, deputetët e PDK-së nuk shihen askund

Deputetët e dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, ende nuk kanë zënë vendin e tyre në seancën e sotme, ku ndër të tjera, është paraparë që të futet në rend të ditës edhe votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kanë kaluar mbi 50 minuta nga koha kur kjo seancë ishte paraparë të fillojë (11:30). Të vetmit deputetë që kanë arritur në sallën e Kuvendit, janë disa nga partia në koalicionin qeverisës, LDK-së, dhe shumica e partive opozitare. Ndërsa, përveç ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, deputetë tjerë nga kjo parti, nuk shihen në këtë sallë.

Ndërkohë, është bërë e ditur se përfaqësues të Listës Serbe, nuk do të jenë të pranishëm në këtë seancë, gjë që do të pamundësojë sigurimin e votave e nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje.

Temat
LajmeVend

Të afërta