Trajneri i Finlandës: Ja çka e pret Kosovën

Trajneri i Finlandës, Hans Backe, e ka paralajmëruar Kosovën për ndeshjen e 5 shtatorit.

Ai ka theksuar që të hënën do të aplikojë lojë sulmuese kundër ekipit të Albert Bunjakut.

“Ne do të flasim vetëm për një temë: sulm, sulm, sulm. Në këtë mënyrë do të luajmë kundër Kosovës. Me mbrojtjen jam i kënaqur, por ndaj Gjermanisë shpresoja të sulmonim pak më shumë, edhe pse është e vështirë të krijosh raste ndaj kampionëve botëror”, deklaroi Backe.

Ndryshe, Finlanda ka statistika katastrofale në 7 ndeshjet e fundit miqësore, të cilat mund t’i kuptoni duke klikuar këtu.

Temat
BotëSport

Të afërta