Sqaron Policia: S’ka pasur incident të armatosur në brezin kufitar Kosovë – Mali i Zi

Policia e Kosovës sqaron për opinionin publik se pas shkrimeve të publikuar sot nëpër disa portale dhe media lidhur me siç thonë ata, gjoja një incident të armatosur në brezin kufitar Kosovë-Mali i Zi, raportime të tilla janë të pabazuar dhe të pavërteta.

“Zyrtarët kompetent të Policisë së Republikës së Kosovës janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve edhe në brezin kufitar shtetror dhe deri në këto qaste nuk ka të raportuar apo të konfirmuar asnjë incident të tillë”, thuhet në sqarimin e tyre.

polic-euml-t-e-kosov-euml-s-vishen-me-antiplumb_hd-780x439-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta