Sot humbën të gjithë, thotë Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se mosmiratimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk paraqet fitore të askujt, por humbje të të gjithëve.

“Është vështirë të thuash kush fitoi dhe kush humbi. Mendoj që në këtë rast nuk ka fituar dhe nuk ka humbur askush, si subjekt politik”, është shprehur Haliti në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Nuk është analizuar mirë, nga të dy palët, situata për të cilën është thirrë seanca”, ka vlerësuar Haliti.

“Ka pasur edhe kohë edhe hapësirë për t’i harxhuar të gjitha ato që na kanë ndarë dhe për të parë mundësitë që të dalim nga kjo situatë. Nuk do të thoja që ka fitues. Jemi humbës në kohë dhe në hapësirë, të gjithë. Do të vonohemi në një proces të cilin e kemi të obliguar që ta miratojmë”, ka thënë Haliti, njofton klankosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta