Sherifi: Sipas burimeve tona, Lista Serbe nuk hynë në seancë pa u publikuar marrëveshjet e fshehta me Thaçin

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se ky subjekt politik nuk do të ndryshojë qëndrimin lidhur me kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Nisma për Kosovën nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin, ky demarkacion nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë”, tha Sherifi.

Ai thotë se është shtuar numri i deputetëve që janë kundër Demarkacionit.

Sherifi thotë se, “sippas burimeve tona të sakta, Lista Serbe s’ka me marrë pjesë ne seancë, jo për ndonjë arsye tjetër, por e dinë që edhe me votat e tyre nuk do të arrijë të votohet Demarkacioni”

Ata kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të fshehta që i kanë bërë me Hashim Thaçin dhe kërkojnë që ato të bëhen publike.

E mbajti apo jo seancën, kjo Qeveri duhet të fillojë nga sot të rinegociojë marrëveshjen dhe të heq përfundimisht dorë nga versioni aktual.

Temat
LajmeVend

Të afërta