Rugovasit në protestë me flamur të Dardanisë (Foto)

Disa banorë të Rugovës kanë ardhur në Prishtinë me flamuj të ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ata sipas gazetarit të KALLXO.com janë votues të LDK-së që e kundërshtojnë marrëveshjen aktuale të përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Këta persona kanë thënë se nuk do t’i bashkohen protestës së “Vetëvendosjes”, por do të protestojnë më vonë.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës që pritet të nisë në orën 11 e 30, pikë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi që u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht 2015.

Mali i Zi e ratifikoi marrëveshjen më 12 tetor 2015.

Lëvizja “Vetëvendosje” do të fillojë protestën kundër kësaj marrëveshje në orën 11:00.

Në Prishtinë aktualisht ka prani të shtuar të forcave policore, ndërsa KALLXO.com raportoi se për protestën e “Vetëvendoshjes” janë nisur tre autobusë nga Peja.

Temat
LajmeVend

Të afërta