Rita kritikohet se nuk e ka përmendur lidhjen e saj me Nënë Terezën te Jimmy Fallon (Video)

Rita Ora ka harruar të përmendë faktin se ajo po këndon në shenjtërimin e Nënë Terezës pasi të dyja i lidhj një gjak.

Rita Ora ka qenë e pranishme në intervistë tek emisioni i famshëm në Amerikë me Jimmy Fallon.

Ajo është pyetur për performancën e saj që do ta bëjë pas disa ditësh në Vatikan dhe Rita ka folur me shumë etuziazëm për këtë, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që ka harruar Rita të përmendë është fakti se ajo është ftuar të këndojë në shenjtërimin e Nënë Terezës sepse të dyja janë me origjinë shqiptare.

Kjo është nga arritjet më të mëdha të Ritës në karrierën e saj si këngëtare, pasi ajo duhet të këndojë para Papës dhe shumë njerëzve që do të mblidhen në Vatikan me këtë rast, e pikërisht fakti se është shqiptare i ka sjellë Ritës këtë rast.

Shumë komentues në rrjetet sociale ia kanë përmendur këtë gjë Ritës, e cila me ose pa dashje, ka gabuar që nuk e ka vendosur në fokus.

https://youtu.be/Tu6cMd8Accw

Temat
Showbiz

Të afërta