Rekord i madh në Premierligë (Foto)

Klubet nga Premierliga kanë thyer rekordin e shpenzimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubet e Premierligës shpenzuan më tepër se 155 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës duke ngritur totalin e investimeve në rekord 1.165 miliardë funte.

Skuadrat nga elita e futbollit anglez shpenzuan bashkërisht 1.005 miliardë funte deri në mëngjesin e së mërkurës, duke thyer rekordin e vitit të shkuar prej 870 milionë funte.

13 klube kanë shënuar rekorde sa u përket shpenzimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

20 klubet në Premierligë kanë përfituar nga marrëveshja rekorde televizive prej 5.1 miliardë funte, që ka hyrë në fuqi nga ky sezon.

“Marrëveshja e re televizive, e para e ciklit të ri nga sezoni 2016/17 është arsyeja kryesore e kësaj fuqie shpenzuese”, deklaroi Dan Jones, partner i “Deloitte”.

Paul Pogba ishte përforcimi më i shtrenjtë i verës në Premierligë, por edhe në botë. Mesfushori u largua nga Juventus duke nënshkruar me Manchester United në transferim me vlerë prej 105 milionë euro.

Por, në mesin e përforcimeve më të shtrenjta janë edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, në Arsenal.

20160901111716557646

Temat
BotëSport

Të afërta