Rashiq: Lista Serbe përfundimisht nuk merr pjesë në seancë

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq ka konfirmuar për zeri.info se kjo listë përfundimisht nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

I pyetur se pse nuk do të marrin pjesë, Rashiq nuk ka dashura të komentoj më shumë.

“Është e vërtet se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme. Nuk dëshirojmë të komentojmë më shumë në këto momente mirëpo është zyrtare se nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Rashiq për zeri.info.

Ai nuk ka dashur të flas as nëse pjesëmarrja e tyre është kushtëzuar me ndonjë gjë tjetër duke thënë se është herët të flitet për të.

Temat
LajmeVend

Të afërta