Ivan Rakitic u kërkua deri në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës nga Juventus.
Juventus tentoi deri në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, por dështoi në blerjen e Ivan Rakitic nga Barcelona.
Reprezentuesi kroat ishte objektiv i “Bianconerëve” gjatë ditës së mërkurë, e fundit për afatin kalimtar të verës.
Mirëpo, Barcelona por edhe vetë Rakitic kanë refuzuar mundësinë e largimit nga Camp Nou, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Rakitic është në bisedime me kampionin e La Ligës për vazhdimin e kontratës përtej verës së vitit 2019.