Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se opinioni i profesorit Marc Weller ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për tu kundërshtuar profesionalisht.
Veç kësaj, sipas Krasniqit, profesori i nderuar, me opinionin e tij, ju ka ardhur në ndihmë, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të pa përshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.
Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:
PSE ËSHTË I PABESUESHËM OPINIONI I MARC WELLER-IT
Pasi opinioni i profesorit Marc Welleri ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për t’u kundërshtuar profesionalisht, është tregues i mjaftueshëm se opinioni i tij është kryekreje në shërbim të Raportit të Komisionit Qeveritar. Përveç kësaj, profesori i nderuar, me opinionin e tij, ju ka ardhur në ndihmë, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të pa përshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.
Opinioni i profesorit të nderuar Marc Weller do të duhej të merrej seriozisht, sikur Kryeministri e Presidenti i Kosovës të kishin shfaqur shenja të dyshimit e të mos pranimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi.
Profesori Weller, sikur të ishte serioz, ketë opinion është dashur ta përballë me ekspertet tanë në debatin e 3 gushtit 2016.
Si përfundim, ky opinion, për arsyeje që u cekën,( me gjithë respektin e madh që kam për autorin për shkak të bashkëpunimit që kam pasur në Rambuje e në Vjenë), nga askush e më nga askush nuk duhet të merret si opinion serioz.