Nitaj: Ramush Haradinaj, hero i kundërshtimit të demarkacionit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shkruar se nëse duhet veçuar dikush për kundërshtimin e demarkacionit, atëherë, Ramush Haradinaj është hero i këtij kundërshtimi.

Në një deklaratë për media, Nitaj ka shkruar se ajo që ndodhi sot në Kuvend është votë kundër demarkacionit.

“E sotmja në Kuvend, është rezultat i një pune të mundimshme njëvjeçare, politike e qytetare, e një vetëdijesimi të elitave shkencore e intelektuale dhe e shumicës së deputetëve por edhe e një qëndrimi krejt abuzues të liderëve të tanishëm shtetëror. Nëse duhet veçuar, individualisht dike, atëherë heroi i këtij kundërshtimi, është Ramush Haradinaj! Krejt çfarë mund të ndodhë pas ditës së sotme në lidhje me këtë version të demarkacionit, mund të jetë vetëm fabrikim i një rezultati të paqenë”, thuhet në deklaratë të Nitajt.

Temat
LajmeVend

Të afërta