Nasri flet për Guardiolën pas largimit nga City

Samir Nasri ka thënë se Pep Guardiola nuk e dëshironte largimin e tij nga Manchester City.

Mesfushori francez, Samir Nasri, u detyrua që të largohej nga Manchester City për të gjetur më shumë minuta. Ai u transferua në formë huazimi te Sevilla në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Por, një ditë më pas – Nasri zbulon se Guardiola i premtoj atij minuta dhe se e dëshironte në skuadër.

“Guardiola dëshironte që të qëndroja në City”, tha Nasri, transmeton Express.

“Ai më premtoj se do të luaj, por unë doja të largohesha nga klubi për të nënshkruar me një ekip ku mund të rigjejë formën e dikurshme”, shtoi Nasri.

“Dua një klub familjar si Sevilla që të më jap mbështetje”, shtoi francezi.

Temat
BotëSport

Të afërta