Meshkujt e sjellshëm apo të këqinj, ja cilët janë të preferuarit e femrave

Studimet më të fundit tregojnë se interest e femrave mbi tipat e meshkujve, anohen më shumë tek meshkujt që kanë trajta narcisiste të personalitetit.

Sipas studimit, është vetëbesimi dhe jo narcisismi tipari kryesor që i i tërheq më së shumti grate tek meshkujt.

Pas shumë anketimeve, studimet dolën në përfundimin se gratë Gratë kishin qenë më të prira të dalin me meshkuj të cilët kishin pasur trajta narcisiste të personalitetit, si të qenit i kotë dhe meshkujt që dëshironin të ishin në qendër të vëmendjes, sesa me meshkujt që nuk i kishin pasur këto trajta.

Por, kur hulumtuesit i kishin kontrolluar trajtat tjera të personalitetit, si vetëbesimi apo të qenit i sigurt, kjo lidhje ishte zhdukur.

Kjo do të thotë se tërheqja e grave nga narcisistët mund të shpjegohet nga gatishmëria e meshkujve, jo nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes, thonë hulumtuesit.

Narcisistët zakonisht lënë përshtypje të mirë të parë sepse aktrojnë si persona me vetëbesim, p.sh., ata e udhëheqin bisedën dhe përpiqen t’i impresionojnë të tjerët për të marrë vëmendje.

Por, një studim tjetër gjerman sugjeron se narcisistët bëhen më pak tërheqës ndaj njerëzve posa të jenë në lidhje afatgjatë..
Kështuqë, harrojeni idenë se aktrimi si një vagabond do t’i fitojë të gjitha gratë dhe synoni të jeni me vetëbesim dhe të përkushtuar, thotë autori i këtij studimi Emanuel Jauk.

Temat
Fun

Të afërta