Merkel dhe Hollande tejet të shqetësuar për konfliktin në Ukrainë para takimit me Putinin

Gjermania dhe Franca janë tejet të shqetësuara për situatën në lindje të Ukrainës, veçanërisht përgjatë vijës së kontaktit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

Kështu kanë thënë sot dy liderët, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, në një komunikatë të përbashkët për media, para një takimi që ata priten ta mbajnë me presidentin rus, Vladimir Putin, përcjell Express.

Ata kanë thënë se e përkrahin fuqishëm hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje për armëpushim në fillim të vitit shkollor e cila ishte ndërmjetësuar nga një grup trepalësh i kontaktit i përberë nga Gjermania, Franca dhe Polonia.

Ata thanë se marrëveshja duhet të çojnë në ndalimin e qëndrueshëm të luftimeve që filluan në vitin 2014./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta