Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Dhjetëra protestues janë parë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, pas thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për protestë kundër ratifikimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës.