Lewandowski – Real Madrid, çka mendoni tash?

Robert Lewandowski ka zbuluar pse nuk u transferua në Real Madrid.

Diferenca mes profesionistëve të zakonshëm dhe punëtorëve të apasionuar është lidhja që krijohet në vendin e punës me kolegët dhe shefat. Shkëmbimi i ideve, përshtypjeve dhe emocioneve është vendimtar. Carlo Ancelotti është njëri prej atyre që i beson shumë frymës së grupit për të fituar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Dhe sot lojtarët më të mirë në botë e respektojnë jo vetëm si një trajner të madh, por edhe për raportet njerëzore që ai krijon me ta. Ata janë gati të luftojnë për të. Në këtë merkato të gjatë të kësaj vere pamë edhe tentativat e Realit për të transferuar Lewandowskin në Madrid, përcjell “Panorama Sport”.

“Pas 6 viteve në Gjermani është normale të shohësh përreth në kërkim të stimujve të rinj”, tha polaku, por që në fund qëndroi edhe për meritë të Ancelottit. “Për mua, besimi i Ançelotit ka vlerë të madhe”, shpjegon bomberi për “Sport Bild”. “Që një trajner kaq i rëndësishëm dhe i sapoardhur i thotë klubit që të mos më shesë ndaj asnjë çmimi, më bën krenar”. Për këtë arsye, flirti me Realin zgjati pak dhe nuk u bë kurrë diçka serioze.

“Nuk jam marrë kurrë me ofertën e tyre. Nuk kam pse dëgjoj të gjitha klubet e interesuara për mua. Veç të tjerash, Bajerni tha menjëherë se unë isha i pashitshëm, prandaj kjo temë u mbyll aty. Rinovimi? Kam edhe 3 vite kontratë, nuk kam presion. Skuadrës i kam thënë që jam gjithmonë gati për të folur. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje. Eksperienca e Ancelottit është e dukshme. Ai nuk bën shumë eksperimente, por më vendos aty ku kam pikat më të forta, në qendër të sulmit”.

Temat
BotëSport

Të afërta