Kush fitoi sot, Vetëvendosje apo Lista Serbe?! (Foto)

Pas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, opozita, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje këtë e shpalli si fitore të saj.

Mirëpo, në të gjithë këtë paqartësi, fituesja më e madhe duket të jetë Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, ku 11 deputetët e saj bojkotuan seancën e sotme.

Pa votat e Listës Serbe, qeveria e pati të vështirë t’i bëjë 80 vota pro për ta kaluar demarkacionin, prandaj kryeministri Isa Mustafa u detyrua të tërhiqet, shkruan lajmi.net.

Sipas kryeministrit, Lista Serbe ka kërkuar koncesione si shpërblim për ta votuar demarkacionin. Mustafa ka shtuar se këto koncesione nuk do të bëhen, ashtu siç nuk do të ndryshojë as marrëveshja me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë para më shumë se një viti.

Vetëvendosje në anën tjetër, megjithë mobilizimin e madh, nuk arriti të mbledh shumë protestues kundër demarkacionit. Numri i tyre ishte i vogël. Kjo mund të jetë edhe arsye e mos pranimit të AAK-së dhe Nismës që t’i bashkohet kësaj proteste.

Tash mbetet të shihet se si do të procedohet tutje me demarkacionin, do të dështojë fare ky version aktual, apo do të binden Lista Serbe?

vv-prit

vv-prit1

vv-prit2-1024x685

vv-prit3-1024x685

vv-prit4-1024x685

vv-prit5-1024x685

Temat
LajmeVend

Të afërta