Kristjana Saxobeat, balerina seksi e arrestuar: IPhone 6S ma fali, nuk e vodha

Kristjana Ibro, vajza që u bë e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy, mohon të ketë vjedhur një telefon në shtëpinë e një 46-vjeçari me të cilin kishte lidhje intime.

Balerina u arrestua dje për akuzën e vjedhjes së një telefoni “IPhone 6S” në shtëpinë e një 46-vjeçari, por Gazeta Shqiptare mëson se Ibro ka deklaruar në polici që Lendi Stefani ia kishte falur celularin.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se vajza, me origjinë nga Korça dhe banuese në Tiranë, akuzohet se i ka vjedhur celularin e markës “iPhone 6S” një 46-vjeçari. Ngjarja është shënuar në banesën e shtetasit Lendi Stefani. Ka qenë pikërisht ky i fundit i cili ka denoncuar rastin e vjedhjes në polici.

Ndërkaq,burime pranë policisë së Tiranës sqaruan se vajza pasi ka kaluar mbrëmjen në shtëpinë e 46-vjeçarit, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 18 gusht të këtij viti i ka vjedhur aparatin celular.

18-vjeçarja, e cila punon si balerinë në një lokal nate, rezulton të ketë qenë e dënuar për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”. Po ashtu, më 29 gusht të 2014-ës, ajo u arrestua sërish nga policia, pas një sherri banal që kishte me shoqen e ngushtë Xh. Çela. Kjo e fundit, pas sherrit humbi edhe fëmijën e saj, ndërsa Ibro, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, qëndroi në burgun 313 në Tiranë për disa muaj. Pikërisht për këtë ngjarje, e ëma e vajzës apeloi në “Neës24” për lirimin e së bijës, në emisionin “Me zemër të hapur”.

Kristjana Ibro është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj, ndërsa ka qenë e dashura e Kevin Rugovës, i cili u vra me armë zjarri rreth një vit më parë në zonën pranë ish-Ekspozitës në Tiranë.

Temat
Showbiz

Të afërta