Kosova ateron në Finlandë, pritet nga dhjetëra tifozë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka ateruar në Finlandë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka ateruar në aeroportin e Helsinkiut në Finlandë, ku të hënën do të zhvillojë sfidën e parë në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’.

Shumë bashkatdhetarë kishin dal në aeroportin e Helsinkiut për të pritur krerët e FFK’së dhe një pjesë të futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovë që udhëtuan nga Prishtina dhe Shkupi.

Kryetari i FFK’së i falënderoi për këtë pritje duke ju premtuar se futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm të japi maksimumin për sukses.

Ndërsa, bashkatdhetarët e njoftuan kryetarin Vokrri se tashmë në Norvegji janë të gatshëm që ta përkrahin Kosovën në këtë ndeshjet dhe se 90 për qind e stadiumit do të jetë me adhurues shqiptarë.

kosovaa_1472750301-2153449

Temat
SportVend

Të afërta