Konjufca –Qeverisë e Policisë: Na keni bërë të dukemi si terroristë, po e frikësoni popullin nga ne

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca gjatë fjalimit të tij në sallën e Kuvendit duke iu referuar arrestimit të 6 aktivistëve të këtij subjekti për gjetje të armëve, tha se kjo ishte një propagandë e policisë në mënyrë që qytetarët të frikësohen t’i bashkohen protestës së tyre të ditës së sotme.

Konjufca thotë se është e pakuptimtë se si Policia nuk arrin të hetojë ata të klanit Pornot ku kanë më mija prova ndërsa merren me gjetjen disa armëve.

“Ju e keni krijuar përshtypjen që nëse dilni në protestën e VV është sikur dalja në luftë. Këtë e keni krijuar ju.

Duke manipuluar me mediat që qytetari të rri në shpi e të mos dal me VV-në se këta janë terroriste e shumë epitete tjera”, tha Konjufca.

Ajo që sipas tij, ka bërë policia këto ditë duke mbajtur me shume konferenca se sa të ofrojë prova, ka bërë që ata të mësohen me këtë frikësim siç e quajti ai terrorizues.

“Ne si VV jemi mësuar me këtë frikësim terrorizues që po ia bënë policia përmes kësaj propagande të pashembullt ku prezanton dy tri arme dhe thotë se këta janë njerëzit që paskan gjuajt kuvendin”tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta