Kjo është gjendja e Aziz Salihut

Një numër i madh në Kosovë janë kureshtarë të dinë më saktësisht për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohur, Aziz Salihu, ndryshe sportist i Shekullit, dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka të përkeqësuar gjendjen shëndetësore

Ai ka ditë që është në njërin nga spitalet e Stambollit, por lajmi i fundit nuk jep sinjale aspak të mira.

“Gjendja e Azizit nuk është e mirë, është në intensivë”, thotë vajza e tij Monika për gazetën kombëtare “Bota sot”. Monika lutet që prindi i saj të shërohet sa më shpejt.

Ndërkaq, ‘Zizi’ edhe pse në gjendje të rëndë, gjithsesi është i buzëqeshur, i fortë, ka durim e shpresë se do ta mposhtë këtë sëmundje dhe do të shërohet dhe t’i kthehet aktiviteteve sportive.

auto_zizi1472742691-650x358

Temat
SportVend

Të afërta